Tech

Paralajmërohet kamera buxhetore Canon EOS Rebel SL3

Ata që hyjnë në botën e fotografisë dhe duan kamerë DSLR, por nuk duan të shpenzojnë shumë para në pajisje, mund të jenë të interesuar ta dinë se Canon e ka paralajmëruar EOS Rebel SL3. Bëhet fjalë për kamerën më të re DSLR në serinë bazike të kompanisë Rebel. Megjithatë, mos lejoni t’ju mashtrojë statusi buxhetor i pajisjes, përcjell Ubergizmo.

Kamera do ta përdorë sensorin CMOS me 24,1 megapiksel dhe mundësohet nga mekanizmi për procesimin e fotografisë DIGIC 8. Gjithashtu, kamera e ka një ekran LCD me prekje prej 3 inçësh, me mbështetjen të xhirimit të videos në 4K. Krijuesit e përmbajtjeve, të cilët kanë nevojë për kamerë me 4K, mund ta gjejnë zgjidhjen në modelin Canon EOS Rebel SL3, shkruan KOHA Ditore.

Kamera do të shitet me një çmim prej 600 dollarësh, ose 750 dollarësh me objektivin EF-S 18-55 f/4-5.6 IS STM, ndërsa në treg do të gjendet në fund të prillit.