Samsung Galaxy M40 me certifikatë Wi-Fi

Samsung Galaxy M40 me certifikatë Wi-Fi

15 April 2019 18:16

Përveç modeleve premium Galaxy S Line dhe Galaxy One nga segmenti i mesëm, Samsungu e ka nën ombrellën e vet edhe serinë Galaxy M. Aktualisht ajo përbëhet nga tre pajisje (M10, M20 dhe M30), ndërsa gjykuar nga informacionet e fundit të rrjedhura, atyre së shpejti do t’u bashkohet edhe Galaxy M40, raporton GSMArena.

Faqja për certifikim në sajtin Wi-Fi alliance e përshkruan telefonin "SM-M405F/DS" i cili e ndjek në mënyrë të qartë sistemin e emërtimit në familjen e pajisjeve Galaxy M. Megjithatë, faqja nuk ofron detaje specifike për karakteristikat e telefonit, përveç faktit se ai punon me sistemin operativ Android 9 Pie dhe ka Wi-Fi a/c.

Megjithatë, mund të bëhen disa supozime kur bëhet fjalë për specifikimet e telefonit. Bazuar në modelet M10, M20 dhe M30, ka të ngjarë që M40 do ta ofrojë një diagonale më të madhe të ekranit - mbi 6.4 inç sa e ka M30. Telefoni mund të ketë Exynos 7904, ndoshta sistem me tre kamera, shkruan KOHA Ditore.

Asnjë nga këto karakteristika nuk është konfirmuar, por më shumë hollësi do të duhej të dihen së shpejti, sepse certifikimi Wi-Fi është një nga hapat e fundit përpara publikimit të ndonjë pajisjeje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme