Star Wars Jedi: Fallen Order mbërrin më 15 nëntor

Star Wars Jedi: Fallen Order mbërrin më 15 nëntor

15 April 2019 16:15

Pas shumë teaserëve, Respawn më në fund e ka paralajmëruar datën e publikimit të Star Wars Jedi: Fallen Order. Bëhet fjalë për lojën single player e cila vjen më 15 nëntor. Loja bën fjalë për Cal Kestis, raporton Engadget.

Padawan, i cili përpiqet ta mbijetojë urdhrin e perandorit Palpatine dhe Inkuizitorëve, të cilët i ndjekin përfaqësuesit e fundit të rendit dikur të madh Jedi.

Respawn ende nuk e ka shfaqur gameplayin e lojës, por tani na mundëson ta shohim pjesën e tregimit që e paralajmëron lojën. Kompania sugjeron një sistem luftarak "inovativ", i cili do ta përfshijë luftën e "gjoks-më-gjoks", me shpata drite dhe fuqi të Force, shkruan KOHA Ditore.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për këtë lojë është se nuk do të ekzistojnë mikrotransaksionet, të cilat e kanë prishur përshtypjen e disa prej titujve më të hershëm të EA Star Wars. Star Wars Jedi: Fallen Order do të jetë në dispozicion për PC, PlayStation 4 dhe Xbox One.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme