Tech

Samsung Galaxy Note 10 mund të jetë në dispozicion në katër versione

Tashmë kemi dëgjuar se Samsungu do ta lansojë Galaxy Note 10, së bashku me një version më të vogël të këtij phableti, ndërsa raportet e reja nga Koreja Jugore po merren më tej me këtë temë, përcjell GSMArena.

Sipas thashethemeve të reja, do të ekzistojnë të paktën katër versione të Samsung Galaxy Note10, dy prej të cilave do të kenë 5G, ndërsa dy do të kenë 4G.

Kjo sugjeron që me siguri do të kemi Note 10 6,75 inçësh, së bashku me një version prej 6,28 inçësh. Modeli më i madh do t’i ketë katër kamera në anën e pasme, ndërsa më i vogli do t’i ketë tre sensorë të kamerave. Përveç kësaj, i kemi dy telefona pothuajse identik për sa i përket specifikimeve, por me mbështetje të shtuar për teknologjinë 5G, shkruan KOHA Ditore.

Mendohet se Samsungu ka vendosur ta bëjë këtë hap të pazakontë të lansimit të katër modeleve të Note gjatë një viti, për shkak të suksesit që kompania e kishte me të njëjtën strategji me linjën e vet S10.