Tech

Loja e ardhshme “Assassin's Creed” mund të jetë për Vikingët

Descriptive Text

Disa javë më parë, Wiki përdoruesi i Assassin's Creed, AlifMorrisonudin, vuri re diçka interesante në lojën The Division 2. Bëhet fjalë për një poster, për të cilin mendohej se mund të jetë Easter egg i Assassin's Creed. Kjo më pas çoi në diskutime interesante në Reddit ndërkohë që u shfaqën edhe klipet e YouTube për të shpjeguar se pse kjo mund të jetë e rëndësishme, raporton PCGamer.

Në poster është figura që i ngjan Vikingut, i cili e bartë pelerinën në stilin e Assassinit, me shtizë në dorë, në një pozicion heroik. Fjala "Valhalla" është e shkruar në krye të posterit.

Image

Megjithatë, ajo që është veqanërisht interesante dhe tregon për Assassin’s Creed është orbi që e mban Vikingu në dorë, i cili lidhet me teknologjinë Apples of Eden e cila përmendet qysh në lojën Assassin’s Creed 2 përmes perëndeshës nordike Idun.

Kjo teori ka kuptim, veçanërisht nëse dihet se Ubisoft ka zbatuar edhe më parë kuriozitete të ngjashme në lojërat e veta. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se sajti i njohur për gaming Kotaku, në raportin e vet, nëpërmjet burimeve, theksoi disa muaj më parë se loja Assassin’s Creed do të bëjë fjalë për Vikingët, shkruan KOHA Ditore.

Detajet e tjera nuk dihen, ndërsa deri më tani gjithçka është në fushën e spekulimeve. Ubisoft tha vitin e kaluar se lojën e ardhshme Assassin's Creed nuk do ta shohim para vitit 2020.