Tech

YouTube PiP mode arrin tek shfrytëzuesit e Android jashtë SHBA-së

YouTube picture-in-picture (PiP) mode fillimisht ishte i kufizuar për përdoruesit Premium të shërbimit të popullarizuar. Megjithatë, qershorin e kaluar, funksioni u shtri në përdoruesit jo-Premium në SHBA. Më shumë se nëntë muaj më vonë, PiP mode tani është në dispozicion për përdoruesit jashtë Shteteve të Bashkuara, të cilët nuk e përdorin shërbimin YouTube Premium, përcjell GSMArena.

YouTube PiP mode u vërejt tek përdoruesit jo-Premium në Itali. Opsioni i kyçjes së PiP mode mund të gjendet në menynë Settings > General në aplikacionin YouTube Android, por funksionon vetëm në pajisjet me Android 8.0 Oreo ose ndonjë version më të ri të sistemit operativ, shkruan KOHA Ditore.

Image

Me PiP modin e aktivizuar, videoja mund të shikohet në prapavijë ndërkohë që bartet në mes aplikacioneve të ndryshme. Është gjithashtu i mundur edhe streamingu i videove të YouTube në PiP mode duke e shtypur butonin Home ose nëpërmjet gjestikulacionit Home pasi që fillon reprodukimi i videos.