WhatsApp së shpejti do të detektojë spam dhe lajme të rreme

WhatsApp së shpejti do të detektojë spam dhe lajme të rreme

26 March 2019 15:53

Sipas sajtit WABetaInfo, shërbimi WhatsApp (i cili është në pronësi të Facebookut) është duke e testuar një funksion të ri i cili do t’ia mundësojë përdoruesit që të shohë se sa herë përcillet mesazhi i tij, raporton Ubergizmo.

Azhurimi beta në versionin 2.19.80 e përfshin funksionin e ri i cili ua mundëson përdoruesve të shohin se sa herë është përcjellur mesazhi që ata e kanë marrë. Për ta marrë këtë informacion, përdoruesi duhet ta përcjellë mesazhin e marrë, ta hapë seksionin Message dhe aty do të shihen të dhënat. Mesazhi që është përcjellur pesë ose më shumë herë do ta marrë një ré me mesazhin "Frequently Forwarded".

Image

Nëse instalohet versioni beta i aplikacionit WhatsApp në telefonin Android ose iOS (nëpërmjet TestFlight-it), përdoruesit do të jetë në gjendje të shohin se sa herë është përcjellur mesazhi i caktuar i pranuar dhe dërguar, shkruan KOHA Ditore.

WhatsApp e shton këtë funksion për t’i ndihmuar përdoruesit që të shohin nëse mesazhi është spam. Disa mesazhe që përcillen disa herë, mund të jenë spam ose lajme të rreme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme