Tech

Gjirafa merr investim të Series B me 6.7 mln dollarë, investim i udhëhequr nga Rockaway Capital dhe investitorë Amerikanë

Gjirafa e kurorëzon pozitën e saj si unicorn i teknologjisë në Ballkan me investimin Venture Capital rekord në fushën e ekonomisë digjitale. Me tre milion përdorues unik në muaj, në të gjitha shërbimet e Gjirafës dhe me portfolio në rritje të madhe ka tërhequr investimin nga Rockaway Capital që ka përkrahur kompaninë nga viti 2016. Investimi i ri ka për qëllim zgjerimin e produkteve aktuale në rajon.

Rockaway ka filluar me investimin e parë në Gjirafa në Shkurt të vitit 2016 me qëllim që të përkrahë kompaninë në planin e saj për tu bërë pioner i ekonomisë së internetit në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë. Në tri vitet e fundit, Gjirafa jo vetëm që ka arritur këtë objektiv mirëpo i ka tejkaluar shumë nga to: produktet e Gjirafës tashmë janë lider në shitjen online, video- përmbajtje dhe marketing digjital.

Duke shpjeguar arsyet për investimin e ri, Dušan Zábrodský, partner për investime në Rockaway u shpreh: “Mërgim Cahani dhe ekipi i tij kanë dëshmuar besimin tonë dhe kanë arritur suksesshëm të ndërtojnë thelbin për inovacion për tërë rajonin. Duke ju falenderuar kësaj përvoje pozitive në jemi të përkushtuar të ndërtojmë ekonominë digjitale në rajon dhe aktivisht jemi në kërkim të mundësivë të reja për investim, duke përdorur përvojën tonë për të digjitalizuar industritë tradicionale.”

Gjirafa tashmë konsiderohet një investim strategjik afatgjatë nga ekipi investues i Rockaway. Fokusi i kompanisë është ndërtimi i një rrjeti të tërë rreth Gjirafës me shërbime tjera inovative që do të përdoren në rajon. Duke përdorur të njejtën strategji, Rockaway ka arritur sukses në regjionin DACH (Gjermani, Austri, Zvicër), ku ka ndërtuar platformën online për udhëtime nën brendin Invia Group, dhe poashtu në fushën e shitjes online përmes Mall Group që operon në shtatë tregje në regjionin e Evropës Qëndrore dhe Lindore. Këto kompani kanë kontribuar fuqishëm në të ardhurat e Rockaway, që kanë tejkaluar vlerën prej 2 miliardë EUR në vitin 2018.

“Viteve të fundit ne kemi arritur progres në krijimin e përvojës për ndërtimin e këtyre platformave. Për më shumë, ne i kemi verifikuar këto principe në disa segmente të ekonomisë digjitale dhe jemi konfident që tani mund të aplikojmë ekspërtizën tonë për të përkrahur regjionin e Ballkanit, në këtë mënyrë qytetarët do të kenë çasje në shërbime të reja me kualitet të lartë” shtoi Dušan Zábrodský.

Gjirafa Inc., është bërë akter kyç i shitjes online në rajon, marketing digjital dhe me video OTT: GjirafaVideo dhe GjirafaStudio, ekuivalent si Hulu dhe Netflix”; duke prodhuar përmbajtje origjinale momentalisht ka rreth 1 milion minuta video-shikueshmëri në ditë (dhe rritje dyshifrore në baza mujore) me mbi 80 kanale online me partnerët e saj.

“Gjirafa Inc., është kompania me rritjen më të madhe në rajon, rritja është impresive vjetore prej 314% CAGR në katër vitet e fundit. Për ta vënë në përspektivë më të qartë: duke normalizuar treguesit e GDP (prodhimit të brendshëm bruto) për Kosovë dhe Shqipëri dhe me ato të SHBA-së, Gjirafa ka një rritje të të hyrave të barazvlefshme me Google që ka pasur prej vitit 2001-2004 dhe vazhdon rritja në të njejtën linjë. Kjo rritje për tu krenuar nuk do të ishte e mundur pa ekipin e jashtëzakonshëm të Gjirafës, që do të dyfishohet duke ju falenderuar investimit nga Rockaway dhe investitorët e tjerë” shtoi Mergim Cahani, themelues dhe CEO i Gjirafa. Rockaway Capital dhe Gjirafa vazhdojnë në realizimin e vizionit për ndërtimin e ekonomisë së Internetit në rajon me përkushtim të lartë për ta rritur thelbësisht përmes inovacionit të teknologjisë.

Krahas investimit te Rockaway Capital, në këtë rund poashtu kanë investuar: Even Berntsen (ish drejtor menagjues në JP Morgan dhe State Street), Bleron Baraliu ( listuar në top 30 ndërrmarrës nën 30 vjet nga Trader Magazine), Vincent Dahinden (CEO tek Solum Financials, ish pjesë e Citibank, Merrill Lynch, Bear Stearns), Semyon Dukach ( ish drejtor menagjues në TechStars Boston), të cilët i janë bashkuar grupit ekzistues të investuesve angels si: Esther Dyson, Ondrej Bartos, and Philip Steahelin.

Rreth Gjirafa

Gjirafa, Inc., është kompani amerikane, e themleuar në SHBA, me investitorë Amerikanë dhe Çek, ku është e fokusuar të ofron produkte të Internetit në Ballkan. Gjirafa është platforma më e madhe e përmbajtjes me video, shitjes online, dhe kërkimeve të përgjithshme dhe vertikale me specializim në Gjuhën Shqipe. Gjirafa ka shërbyer si katalizator në zhvillimin e një ekosistemi modern të Internetit në rajon dhe tani udhëheq shërbime të shumta të Internetit.

Rreth Rockaway Capital

Rockaway Group është themeluar në vitin 2013 si vazhdimësi e investimeve private të ndërrmara nga Jakub Havrlant me qëllim të zhvillimit të një grupi që do të ndryshojë modelet tradicionale të biznesit, bazuar në teknologjitë e reja dhe ekonominë digjitale. Rockaway është aktive në e-commerce, platformave online për udhëtime dhe rezervime, duke operuar në DACH, CEE dhe Ballkan. Rockaway luan një rol aktiv në kompanitë e saj dhe shumë shpesh është e përfshirë në operacionet e tyre ditore. Përveq shtyllave kryesore të portfolios, Rockaway në vazhdimësi është në kërkim të mundësive të reja në mesin e start-ups në fushën e fintech dhe blockchain. Kompanitë nën administrimin e Rockaway kanë arritur të gjenerojnë më shumë së 2 miliardë EUR të hyra në vitin 2018 dhe të punësojnë më shumë se 5 mijë persona në 17 shtete Evropiane.

*Artikulli i sponsorizuar nga Gjirafa, Inc.