Chrome do të fillojë t’i paralajmërojë shfrytëzuesit për vjetërsinë e Flash Playerit

Chrome do të fillojë t’i paralajmërojë shfrytëzuesit për vjetërsinë e Flash Playerit

25 March 2019 20:24

Gjatë ditëve të hershme të internetit, kur përmbajtja interaktive filloi të ishte e popullarizuar në webfaqe, Adobe Flash ishte i popullarizuar në industrinë në të cilën çdo sajt përpiqej ta implementonte përdorimin e tij, qoftë për navigim në sajt, uploadim të videove apo edhe krijimin e lojërave, raporton Ubergizmo.

Kohët e fundit, Flash e ka humbur shumë popullaritetin, ndërsa Adobe madje disa vite më parë njoftoi se do ta ndërpresë zhvillimin e Flash Playerit deri në fund të vitit 2020. Situata ka shkuar aq larg sa që Google Chrome nga korriku do ta çaktivizojë plotësisht Flashin në webfaqe dhe t'i paralajmërojë në mënyrë shumë agresive përdoruesit për vjetërsinë e Flash Playerit, shkruan KOHA Ditore.

Google më parë njoftoi për planet për largimin gradual të Flashit nga Chrome, dhe ky me sa duket është hapi i ardhshëm i kompanisë. Aktualisht, Chrome ende ua mundëson përdoruesve ta përdorin Flashin, por shërbimi është i çaktivizuar by default dhe përdoruesit do të duhet ta aprovojnë atë manualisht sa herë që e hapin browserin. Megjithatë, duke filluar nga versioni Chrome 76, Flash Playeri do të jetë plotësisht i çaktivizuar.

Ideja është që programerët të fillojnë ta përdorin HTML5 ose teknologjitë më të reja në vend të Flashit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme