Redmi Y3 me certifikatë Wi-Fi

Redmi Y3 me certifikatë Wi-Fi

25 March 2019 14:18

Sipas informatave më të reja që janë shfaqur, brendi Redmi do të bëhet me telefon të ri buxhetor të emërtuar Y3, i cili sapo e ka kaluar certifikimin Wi-Fi, përcjell GSMArena.

Telefoni do ta zëvendësojë modelin e vitit të kaluar Redmi Y2 (shih foton), i cili në tregun global njihet si Redmi S2, ndërsa strategjia e ngjashme e emërtimit pritet edhe për telefonin e ri, i cili në tregun ndërkombëtar do të duhej të paraqitet si Redmi S3.

Tani për tani dihet pak për telefonin, por ajo që mund të konfirmohet është sistemi operativ Android 9.0 me interfejsin e përdoruesit MIUI 10. Gjithashtu, çmimi i pritur është në segmentin prej rreth 120 euro, shkruan KOHA Ditore.

Meqë Redmi Y3 filloi të pajiset me certifikata nga agjenci të ndryshme, pritet që ai së shpejti të lansohet edhe zyrtarisht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme