Tech

Xiaomi Mi 9 SE mund të lansohet globalisht së shpejti

Descriptive Text

Xiaomi Mi 9 SE i cili është lansuar muajin e kaluar, aktualisht është në dispozicion vetëm në Kinë. Por, kjo mund të ndryshojë së shpejti pasi që smartfoni i ri pritet të lansohet edhe globalisht.

Gjithashtu, ka edhe smartfonë të tjerë që presin të lansohen globalisht kështu që për momentin ende nuk është e sigurt se edhe Mi 9 SE do të lansohet globalisht, transmeton Koha.net. Sa i përket kësaj, Xiaomi ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Mi 9 SE pritet të vijë me ekran 5.97-inç Full HD+, procesor Snapdragon 712 SoC, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme. Po ashtu, pritet të vijë me tri kamera në pjesën e pasme prej 48 + 13 + 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 20 megapikselë.

Smartfoni i ri, po ashtu, vjen edhe me skanerin për gishta të vendosur nën-ekran dhe baterinë prej 3.070 mAh me mbështetje për mbushje të shpejt prej 18W.