Tech

Telefonat e Google nga segmenti i mesëm do të emërtohen Pixel 3a/3a XL

Janë paraqitur informacione shtesë rreth linjës së telefonave të Google nga segmenti i mesëm, ku përfshihen edhe emërtimet e tyre. Në emërtime nuk do të jetë "Lite", ndërsa në vend të kësaj pajisjet do të kenë emërtimet Pixel 3a dhe Pixel 3a XL. Dallimet mes dy modeleve nuk janë të njohura, por është më e qartë ideja se çfarë do të mund të ofrojë modeli më i vogël, përcjell GSMArena.

Pixel 3a do ta ketë një ekran OLED 5.6 inçësh me rezolucion 2220 x 1080p (18.5:9). Krahasuar me ekranin Pixel 3 prej 5,5-inçëve dhe raportin 18:9, sugjerohet që telefoni i ri do të mund të ketë notch. Të dy modelet e reja do të duhej të kenë mbështetje Active Edge.

Image

Modeli 3a në pjesën e pasme do të ketë kamerë prej 12MP, e cila thuhet se e prodhon të njëjtën cilësi të fotografive si kamera në modelin Pixel 3. Nga ana e përparme pritet kamera 8MP, shkruan KOHA Ditore.

Telefoni do të punojë falë çipsetit Snapdragon 670, në kombinim me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të ruajtjes. Të dy modelet do të kenë çip të sigurisë eSIM dhe Titan M. Mbetet për t'u parë nëse versioni XL do të ketë Snapdragon 710 në vend të çipsetit 670. Bateria me kapacitet prej 3000mAh do të mbushet nëpërmjet portit USB-C në 18W.

Google Pixel 3a dhe Pixel 3a XL do të lansohen gjatë këtij viti, por data e saktë nuk dihet.