Tech

Microsofti teston thirrjet grupore në Skype për deri 50 persona

Descriptive Text

Thirrjet e konferencës së Skype së shpejti do të mund të bëhen shumë më të mbushura. Microsofti planifikon ta rrisë numrin maksimal të pjesëmarrësve në thirrjet grupore nga 25 në 50 (që është për 18 më shumë se sa mund të bëhen në thirrjet Group FaceTime), raporton Engadget.

Butonat për audio dhe video do të mundësohen për grupe më të mëdha, kështu që përdoruesit do të mund të fikin lehtë mikrofonin ose ueb-kamerat e tyre.

Skype gjithashtu planifikon që thirrjen ta bëjë opsionale. Në vend të kësaj, shërbimi do të dërgojë njoftime për pjesëmarrësit në bisedat grupore, edhe pse përdoruesit do të vazhdojnë të jenë në gjendje të kërkojnë nga Skype që t’i telefonojë përdoruesit nëse ata nuk përgjigjen, shkruan KOHA Ditore.

Të gjitha këto funksione janë tashmë në dispozicion për testuesit beta ndërsa disponueshmëria më e madhe pritet në një periudhë të mëvonshme.