Tech

Western Digital paralajmëron SSD-të Blue SN500 NVMe me çmime të volitshme

Descriptive Text

Edhe pse nuk pritet që ndryshimi në çmime në mes të hard disqeve dhe SSD-ve të eliminohet në të ardhmen e afërt, Western Digital ka arritur që SSD-të t’i bëjë dukshëm më të përballueshme dhe më tërheqëse me ndihmën e modelit të ri Blue sn500, raporton TechSpot.

Me një çmim prej 55 dollarësh për modelin 250GB, apo 78 dollarë për versionin 500GB, Blue sn500 i bazuar në NVMe kushton pothuajse po aq sa edhe Samsung 500GB 860 Evo. Dallimi është se modeli i Samsungut e përdor teknologjinë SATA e cila është shumë më e ngadaltë.

Si rezultat, Blue SN500 SSD ofron shpejtësi leximi dhe regjistrimi deri në tre herë më të madhe se ato të modelit 860 Evo. Natyrisht, kjo është aktualisht vetëm në teori tani për tani, deri sa SSD-ja Blu SN500 nuk dëshmohet edhe në teste, shkruan KOHA Ditore.

SSD-të e Western Digital Blue sn500 nuk janë ende në dispozicion në treg, ndërsa listingu i Amazon sugjeron se do të livrohen brenda një deri në tre muaj nga koha e para-porositjes.