Skicat e para të Pixel 4 XL

Skicat e para të Pixel 4 XL

18 March 2019 14:34

Edhe pse telefoni i ardhshëm i Google nga segmenti i mesëm pritet më vonë gjatë vitit, tani i kemi disa nga informatat e para të rrjedhura për atë se çfarë mund të jetë pasardhësi i modelit Google Pixel 3 XL. Informatat e fundit na i sjell SlashLeaks, dhe ato vijnë në formatin e skicave dydimensionale të pajisjes, përcjell PhoneArena.

Edhe pse është shumë herët për ta konfirmuar kredibilitetin e këtyre skicave, ekipi nga Phone Arena ka bërë skica realistike të dizajnit të rrjedhur.

Image

Ana e përparme ngjan shumë me Galaxy S10+. I pranishëm është sistemi me dy kamera, i vendosur në hapjen punch-hole. Sa i përket kornizës, sipas skicave ajo pothuajse nuk ekziston. Gjithashtu, janë vërejtur dy mikrofona - njëri lart dhe tjetri nga ana e poshtme e telefonit, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse nuk përmendet në mënyrë specifike në skicat e telefonit, krijuesi i skicave sugjeron që Pixel 4 XL do të ketë sensor për gjurmë gishtash në ekran. Gjithashtu, një tjetër detaj interesant është sistemi me dy kamera në anën e pasme. Google Pixel 3 dhe 3XL në pjesën e prapme e kishin vetëm nga një kamerë, edhe pse sistemi me dy ose më shumë kamera ishte në kulmin e popullaritetit kur u prezantuan dy telefonat.

Google Pixel 4 do të mund të lansohet gjatë ngjarjes Made By Google, e cila zakonisht mbahet rreth tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme