Tech

Shfaqen fotografitë zyrtare të Vivo X27

Descriptive Text

Vivo X27 pritet të arrijë më 19 mars me kamerën e përparme që aktivizohet përmes një mekanizmi, tre kamera në pjesën e pasme si dhe me një bateri të madhe prej 4,000 mAh.

Tani, janë shfaqur fotografitë e para zyrtare të këtij smartfoni të avancuar, transmeton Koha.net.

{gallery}

Fotografitë janë shfaqur në rrjetin e njohur kinez Wiebo. Ato, po ashtu, kanë zbuluar edhe se me çfarë ngjyra do të jetë në dispozicion – të gjelbër “Emerald”, të kaltër dhe të ari të bardhë.