HP sjell laptopët e rinj të konvertueshëm Pavilion x360

HP sjell laptopët e rinj të konvertueshëm Pavilion x360

15 March 2019 19:40

HP e ka rifreskuar linjën e vet të modeleve të konvertueshme mainstream Pavilion x360, duke ofruar laptopë të rinj prej 11, 14 dhe 15 inçësh, raporton Neowin.

Më i vogli në mesin e tyre, Pavilion x360 11m përfshin një procesor katërbërthamësh Intel Pentium Silver N5000, 4GB RAM DDR4 dhe 128GB SSD me një çmim prej 400 dollarësh. Laptopi ka ekran prej 11.6 inçësh 1366 x 768p.

Image

Modelet prej 14 dhe 15 inçësh vijnë me CPU Intel Whisky Lake. Pavilion x360 14 është në dispozicion me Nvidia GeForce MX130 ose MX250, ndërsa x360 15 vjen me GPU AMD Radeon 535. Dy modele të konvertueshme gjithashtu kanë korniza të treanshme micro-edge.

Laptopët e rinj vijnë gjithashtu me ngjyra të reja, duke përfshirë Cloud Blue, Pale Gold dhe Natural Silver. Modeli 11 inçësh do të jetë në dispozicion nga qershori, ndërsa Pavilion x360 14 do të jetë në dispozicion nga prilli në një çmim fillestar prej 500 dollarësh. Pavilion x360 15 do ta ketë një çmim prej 800 dollarësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme