Këtë pranverë mbërrin monitori Lenovo Legion Y27gq

Këtë pranverë mbërrin monitori Lenovo Legion Y27gq

15 March 2019 14:39

Më herët këtë vit, Lenovo e lansoi monitorin 27-inçësh Legion Y27gq G-Sync. Bëhet fjalë për ekranin për gaming, me një reagueshmëri prej 0.5ms dhe rifreskim prej 240Hz. Aktualisht, monitorët e tanishëm prej 240Hz janë të kufizuar kryesisht në ekranet për gaming 1080p me cilësi të lartë, ndërkohë që variantet 1440p janë më pak të disponueshme, përcjell Overclock3D.

Këtu futet në skenë Lenovo Legion Y27gq, i cili e ka një ekran 1440p me rifreskim prej 240Hz dhe mbështetje për G-Sync. Monitori ka korniza shumë të holla, duke e bërë atë ideal për sistemet shumë-ekranëshe. Ka mbështetje për 90% mbulueshmëri të ngjyrave DCI-P3.

Në bazën e monitorit është integruar një altoparlant i ndashëm me cerfitikatë Harman Kardon, për të cilin thuhet se ofron eksperiencë superiore të zërit në krahasim me zgjidhjet e tjera të integruara. Gjithashtu ofrohet mbështetje për koneksion/mbushje me USB, zgjidhje kompatibile me VESA etj, shkruan KOHA Ditore.

Lenovo aktualisht e radhit monitorin Legion Y27gq për lansim gjatë pranverës së sivjetme, ndërsa paralajmërimi në CES këtë vit e sinjalizonte lansimin në prill.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme