Half-Life vihet në lëvizje nga tetë kartela grafike 3DFX Voodoo 2

Half-Life vihet në lëvizje nga tetë kartela grafike 3DFX Voodoo 2

14 March 2019 22:01

Kanë ekzistuar kohëra kur në botën e kartelave grafike nuk kanë dominuar vetëm Nvidia dhe AMD/ATI. Gjatë viteve 1990, një nga kompanitë ishte 3DFX, me linjën e saj legjendare Voodoo të kartelave grafike. Modeli Voodoo 2 ishte veçanërisht i popullarizuar në ditët e hershme të grafikës 3D, raporton Overclock3D.

Një nga segmentet më interesante të krijimit të sistemit PC dhe buildeve është puna me harduerin e ri dhe atë të vjetër, ndërsa entuziastët shpesh motivohen t’i eksplorojnë kufijtë e rinj deri tek të cilat mund ta shtyjnë harduerin i cili në ditët e sotme konsiderohet i lashtë.

Ross Tregemba e krijoi një sistem shumë interesant për PC, në të cilin u kombinuan tetë procesorë grafikë Voodoo 2 në SLI, ashtu që Half-Life i Valve të mund të funksionojë. Sistemi e përdor harduerin Quantum3D Obsidian 2 200SBi - një PCB të rrallë që implementon dy çipsete Voodoo 2, shkruan KOHA Ditore.

Me bashkimin e këtyre çipave, Tregemba arriti ta lëshojë Half-Life në frejmrejt të respektueshëm. Megjithëse duhet të theksohet se dy modele të kartelave të përmendura grafike kërkonin riparime serioze para se të mund të përdoreshin dhe të funksiononin siç duhet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme