ProArt PA34VC është monitori i Asusit për profesionistët

ProArt PA34VC është monitori i Asusit për profesionistët

14 March 2019 20:00

Asus e ka shtuar modelin më të fundit në linjën e monitorëve ProArt, të dizajnuar posaçërisht për shfrytëzuesit profesionistë, ku saktësia e ngjyrave është me rëndësi të jashtëzakonshme, raporton TechPowerUp.

ProArt PA34VC e ka një raport prej 21:9 në një panel prej 3400x1440 IPS, që garanton hapësirë të dyfishtë të ekranit të gjerë krahasuar me monitorët 1080p. Paneli vjen i kalibruar fabrikisht, por nëse nevojiten ndryshime, në dispozicion është teknologjia ProArt Calibration.

Monitori e ka certifikimin HDR 10 VESA, me mbulueshmëri të gamës së ngjyrave 100% sRGB. Ofrohen dy porte Thunderbolt 3 për koneksion dhe shpejtësi të transferimit të të dhënave deri në 40 Gbps. Portet Thunderbolt gjithashtu sigurojnë Power Delivery për furnizim me rrymë, deri në 60W për pajisjet eksterne, shkruan KOHA Ditore.

Asus ProArt PA34VC i ka të integruara modet Picture-in-Picture (PiP) dhe Picture-by-Picture (PbP), reagueshmëri prej 0.1ms (G2G) dhe një ndriçim tipik prej 300 cd/m².

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme