Shfaqet dizajni i kontrollerit për konzolën e Google

Shfaqet dizajni i kontrollerit për konzolën e Google

13 March 2019 14:38

Informacionet e para se Google po planifikon ta publikojë konzolën e vet për gaming janë shfaqur në vitin 2013. Gjatë këtyre viteve, këto thashetheme ishin konstante ndërsa edhe vetë Google i konfirmoi planet për të hyrë në tregun e lojërave duke i blerë disa studio dhe duke e testuar publikisht shërbimin e ri për streaming.

Si duket tani jemi më afër se kurrë që ta shohim harduerin e Google për gaming, pasi që dizajni i kontrollorit për konzolën është prezantuar gjatë fundjavës, raporton KitGuru.

Patenta e re e konfirmon dizajnin e kontrollorit në të cilin Google aktualisht është duke punuar. Patenta e përshkruan sistemin e njoftimit për konzolën, i cili do t’ia mundësojë kontrollorit që t’i informojë lojtarët kur pranojnë thirrje në lojë, kërkesa për chat apo kur janë në dispozicion opsionet për kyçje në party etj. Kontrollori i Google e përdor dizajnin DualShock me butona/stick, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pasi që fotoja e patentës u shfaq në internet, filluan të shfaqen edhe fotot e renderit se si do të mund të duket kontrollori.

Për vite me radhë i dimë planet e Google për konzolë, me harduerin që po zhvillohet me emrin e koduar "Project Yeti". Një pjesë e Yeti gjithashtu do të jetë Project Stream, i cili e paraqet shërbimin për lojëra në cloud, i cili mund të punojë në çdo pajisje me lidhje interneti.

Image

Si duket Google po planifikon ta publikojë një konzolë tradicionale për të konkurruar me atë që është aktualisht në dispozicion në treg, së bashku me kërkesat për streamimin e përmbajtjes. Janë planifikuar lojëra ekskluzive, ndërsa Ubisoft dhe Sega janë në mesin e dy publikuesve të mëdhenj që do ta mbështesin projektin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme