Tech

W.W.W. shënon 30-vjetorin, një inovacion që ka ndryshuar gjithçka

Descriptive Text

“I paqartë, por interesant”. Kështu i është përgjigjur Tim Berners-Lee shefit në propozimin e tij të titulluar “Menaxhimi i Informatave: Një propozim”, i paraqitur më 12 mars në vitin 1989, kur shpikësi i “World Wide Web”-it ishte një inxhinier softuerik 33-vjeçar.

Fillimisht, Berners-Lee krijoi një databazë të quajtur “Mesh” për të ndihmuar kolegët e tij në CERN (një laborator i madh fizik bërthamor në Zvicër) të ndajnë informacione mes shumë kompjuterëve personalë, transmeton Koha.net.

Shefi i Berners-Leet i dha kohë që të zhvillojë diagramin në një model pune, duke shkruar gjuhën programuese HTML, aplikacionin HTTP dhe World Wide Web - shfletuesin e parë të uebit dhe ‘page editor’. Nga viti 1991, serverët e brendshëm të uebit ishin duke funksionuar, shkruan Google.

World Wide Webi së shpejti do të revoluciononte jetën siç e dimë, duke u futur në epokën e informacionit. Sot, ekzistojnë gati dy miliardë uebsajte online. Pavarësisht për çfarë e përdorni, për email, detyrat e shtëpisë, video-lojëra, apo për të shikuar videot e këlyshëve të lezetshëm, gjasat janë që nuk mund ta imagjinoni jetën pa W.W.W.

Nuk duhet të ngatërrohemi me internetin, i cili është zhvilluar që nga vitet 1960, dhe World Wide Webi është një aplikacion i krijuar me inovacionet si gjuha programuese HTML, URL “adresat”, dhe HTTP (Hypertext Transfer Protocol), përcjell Koha.net. Po ashtu, W.W.W. është bërë një komunitet i decentralizuar, i bazuar në parimet e përshtatshmërisë, konsensusit dhe dizajnit nga poshtë-lartë.

“Ekzistojnë shumë pak inovacionet që kanë ndryshuar me të vërtetë gjithçka”, ka thënë Jeff Jaffe, kreu i Konzorciumit World Wide Web. “Uebi është risia më me ndikim e kohës sonë”, shtoi Jaffe.