Tech

OneNote për Windows 10 mundëson përpunimin dhe ruajtjen e fajllave të bashkëngjitur

Më herët këtë vit, OneNote për Windows 10 dhe Mac u bë me tagë të modifikuara, ndërsa muajin e kaluar u zbulua që aplikacioni së shpejti do të ketë temë të errët. Tani Mike Tholsen, menaxher i prodhimit në EDU të Microsoftit, njoftoi se Office Insiderët aktualisht mund t’i testojnë mundësitë e përpunimit të disa fajllave të bashkangjitur në aplikacion, pa nevojën për t’i kaluar sërish nëpër servis, raporton Neowin.

Duke i zgjedhur opsionet "File" nga menyja që shfaqet me klikim të djathtë në fajlin e bashkangjitur, ofrohen opsione të ndryshme të përpunimit të fajllave. Megjithëse këto opsione ishin në dispozicion më herët, ndryshimi është se përdoruesit tani mund t’i ruajnë në mënyrë efektive të gjitha ndryshimet nga vetë aplikacioni, pa pasur nevojë ta fusin fajllin në Note, siç ishte rasti deri më tani.

Funksioni i ri do ta zvogëlojë ndjeshëm kohën e cila nevojitet për përpunimin e fajllave, veçanërisht tek përdoruesit që kanë më shumë fajlla të bashkangjitur në faqen OneNote, shkruan KOHA Ditore.

Funksioni aktualisht është në dispozicion vetëm për Office Insiderë, ndërsa kanalet me siguri do ta marrin atë në muajt e ardhshëm.