Tech

Oppo F11 Pro me kamerë me 48 megapixelë dhe pop-up selfie kamerë

Descriptive Text

Prodhuesi kinez Oppo ka prezantuar smartphonin e ri me emërtimin F11 Pro.

Kjo kompani tek ky model është fokusuar tek kamerat, kështu që F11 Pro ka kamerën kryesore me 48 megapixelë në anën e pasme, ndërsa përpara ka pop-up selfie kamerën, e cila po bëhet trend gjithnjë e më shumë.

Image

F11 Pro ka ekran 5.33-inçësh (1080p) në të cilin nuk ka notch falë pop-up kamerës. Procesori është MediaTek Helio P70, ka 4 GB RAM dhe 64 GB memorie interne, gjegjësisht 6 GB RAM dhe 128 GB memorie interne, varësisht nga versioni, ndërsa furnizohet nga bateria me 4000 mAh, e cila përkrah mbushjen e shpejtë, gjegjësisht teknologjinë VOOC 3.0 të Oppo, shkruan KOHA Ditore.

Image

Në anën e pasme gjendet senzori për shenjat e gishtave, ndërsa ka edhe portin USB dhe sllotin për kufje.