Tech

Viber për Android bëhet me mod të errët

Descriptive Text

Pasi që Facebook Messenger ditë më parë mundësoi Dark Mode në platformën e vet, tani i erdhi radha edhe Viberit që të bëjë të njëjtën gjë. Shërbimi i popullarizuar tani e ka modin e errët për Android, përcjell GSMArena.

Pas hapjes së aplikacionit do të shihet njoftimi në fund të chat listës. Tasti për modin e errët mund të gjendet duke përcjellë linjën e tabit “More” > Settings > Appearance. Nëse opsioni nuk shihet në konfigurim të parametrave, duhet të bëni azhurnimin në versionin më të ri të aplikacionit.

Për ata që shfrytëzojnë pajisje iOS, seksioni i përkrahjes së Viber (@ViberHelp) në Twitter ka bërë të ditur që dark mode për iOS vjen pas dy javësh, shkruan KOHA Ditore.

Tani për tani modi i errët duhet të aktivizohet manualisht në konfigurimin e parametrave, ndërsa përkrahja e ka pranuar sugjerimin për implementimin e opsioneve shtesë në versionet e ardhshme në azhurnimet e aplikacionit Viber.