Tech

CERN nis kërkimet për materien e errët?

Descriptive Text

Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) ka njoftuar se po fillon një eksperiment të ri për kërkimin e grimcave që lidhen me materien e errët, siç janë fotonet e zeza.

CERN, i cili ka përshpejtuesin më të madh të grimcave në hapësirën nëntokësore, i ashtuquajturi "Large Hadron Collider", tha se eksperimenti i ri do t'i referohet grimcave që kanë një reagim të ndërsjellë të dobët, transmeton ksp. 

Disa nga këto grimca janë të lidhura me materien e errët, e cila është një lloj materie hipotetike që nuk është e ndjeshme ndaj forcës elektromagnetike dhe nuk mund të lëshojë dritë, andaj është më e vështirë të zbulohet.

Rezultatet e para mund të priten në vitin 2021. Nëse eksperimenti është i suksesshëm, fizikanët do të jenë në gjendje të shohin më qartë detajet e materies së errët që përfaqëson rreth 27 për qind të universit dhe mban galaktikat së bashku, por është e padukshme.

Një pjesë e dukshme e lëndës së errët është efekti i gravitetit. Në eksperimentin e  fundit në kufirin zviceran-francez, jo shumë larg nga Gjeneva, u zbulua një grimcë subatomike që ishte prej kohësh teorizuar, e njohur si bosoni Higgs, pa të cilën grimcat nuk mund të mbahen bashkë.

François Angler dhe Peter Higs për zbulimin e bosonit Higgs fituan çmimin Nobel në fizikë, në vitin 2013.