Tech

Google ka shenjuar mbi një milion aplikacione si të pasigurta para publikimit në Play Store

Google përgjatë viteve ka implementuar disa masa sigurie në mënyrë që shfrytëzuesve të Play Store t’u mundësojë që të jenë të bindur në sigurinë e aplikacioneve që downloadojnë. Një prej këtyre iniciativave është edhe Application Security Improvement Program, për aplikacionet që dorëzohen për miratim për Play Store, shkruan AndroidAuthority.

Tani Google ka konfirmuar që gjatë kësaj iniciative ka markuar më shumë se një milion aplikacione, të cilat kanë pasur pengesa sigurie, para se të ishin miratuar për shfrytëzuesit e Play Store. Tutje, kjo kompani ka theksuar edhe që ky program ka mundësuar që më shumë se 30.000 developerë të përmirësojnë më shumë se 75.000 aplikacione vetëm gjatë vitit 2018, shkruan KOHA Ditore.

Google thekson që Application Security Improvement Program mbulon një spektër të gjerë të problemeve të sigurisë, si lëndueshmëria në bibliotekat specifike apo verifikimi joadekuat TSL/SSL. Gjatë vitit 2018 Google ka shtuar gjashtë kategori të reja për problemet e sigurisë:

SQL Injection
File-based Cross-Site Scripting
Cross-App Scripting
Leaked Third-Party Credentials
Scheme Hijacking
JavaScript Interface Injection.
Google thekson që do të vazhdojë të evoluojë këtë iniciativë, për të penguar rreziqet e reja që paraqiten çdo ditë.