Tech

Apex Legends arrin 50 milionë lojtarë gjatë muajit të parë

Apex Legends është publikuar para një muaji, ndërsa tani ka arritur një sukses të shkëlqyer – më shumë se 50 milionë njerëz e luajnë këtë titull prej se është lansuar. Sa për krahasim, Fortnite i janë dashur afërsisht katër muaj për të arritur të njëjtin rezultat, përcjell Overclockers3D.

Pa dyshim që Apex Legends paraqet një sukses të madh për EA prejse ka arritur në vetë kreun e zhanrit Battle Royale. Kjo lojë qysh prej fillimit është dizajnuar duke pasur në mendje këtë zhanër, dhe kjo do të mund të bëjë që Apex Legends të bëhet titulli më i popullarizuar nga treshja aktuale që prin në këtë segment (dy të tjerat janë Fortnite dhe PUBG), shkruan KOHA Ditore.

Tani për tani Fortnite ka më shumë se 200 milionë lojtarë të regjistruar, por tani për tani nuk dihet se sish janë aktivë. Pritet që do të kalojë një kohë e caktuar derisa Apex Legends të arrijë këtë rezultat, por kur kemi parasysh që bëhet fjalë për një titull pa pagesë, asgjë nuk i zmbraps lojtarët që të mos e provojnë atë.