Tech

Essential Phone 2 mund të vijë pa prerje, notch dhe kornizë rreth ekranit

Descriptive Text

Essential Phone i vitit 2017 nuk e kishte çrregulluar kushedi sa situatën në tregun e telefonave, ndërsa disa probleme me performansat, si dhe mundësitë e kamerës treguan që nuk mund të mbahet në treg me çmimin me të cilin ofrohej. Megjithatë, ky telefon mes të parëve ka implementuar trendin me prerje në ekran në përpjekje për të realizuar ëndrrën për telefonat pa korniza anësore.

Sipas patentit, të cilin e ka zbuluar sajti LetsGoDigital, Essential Products si duket ka në plan që të arrijë një nivel të ri në dizajnin e telefonit të vet të ardhshëm, i cili mund të jetë Essential Phone 2, shkruan KOHA Ditore.

Nëse vërtetë jetësohet patenti dhe vizioni i Essential, do të mund të kemi një telefon i cili në anën e përparme ka vetëm ekranin – pa prerje dhe notch për kamerë, pa korniza rreth ekranit. Këtu bëhet fjalë për raport 100% screen-to-body, duke vendosur kamerat e përparme nën/në ekran të telefonit.

Edhe pse kjo ide nuk është krejtësisht e re, mbetet të shihet nëse kompania të cilën e ka themeluar Andy Rubin, do ta implementojë e para në një produkt komercial.

Tani për tani askush nuk ka publikuar telefon me kamerë in-display, edhe pse deri më tani kemi parë modelet me senzor të shenjave të gishtave dhe altoparlantë nën ekran.

Natyrisht, patenti nga viti 2017, i cili është publikuar kohë më parë, nuk nënkupton domosdo që një dizajn i tillë edhe do të implementohet në një pajisje komerciale. Ka mundësi madje që Essential më kurrë nuk do të publikojë ndonjë telefon të ri, siç sugjeronin disa informata të mëhershme.