Tech

Në Mercedes CLA të ri me ndihmën e MBUX mund të luhet loja Mario Kart

Descriptive Text

Mario Kart është lojë e Nintendos nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa tani kompania Mercedes-Benz ka mundësuar luajtjen e kësaj loje përmes sistemit të vet infotainment në sedanin e ri CLA.

Image

Gjatë Mobile World Congress të mbajtur në Barcelonë nga 25 deri më 28 shkurt, prodhuesit gjerman Mercedes-Benz në stendën e vet kishte modelin CLA me synimin që të prezentojë mundësitë dhe përmirësimet më të reja të sistemit infotainment MBUX (Mercedes-Bez User Experience), përfshirë edhe disa aplikacione të reja. Vizitorët patën mundësinë që të luajnë lojën Mario Kart në ekrain qendror të automobilit.

Në fakt bëhet fjalë për lojën SuperTuxKart, versionin open-source të lojës Mario Kart. Kjo lojë mund të luhet në sistemet operative Linux, macOS, Windows dhe Android, por edhe në gjeneratën më të re të sistemit infotainment të Mercedesit.

Image

Interesant është që loja mund të luhet përmes timonit, ndërsa qarkullimi i ajrit nga vrimat e ventilimit varet nga shpejtësia me të cilën lëviz karting. Përveç kësaj, ndriçimi ambiental LED në brendi të automobilit ndryshohet nga e kuqja në të gjelbër në fillim të lojës, ndërsa kur lojtari ndeshet me kartingun tjetër, shtrëngohet rripi i sigurisë, shkruan KOHA Ditore.

Integrimi i lojës Mario Kart në sistemin MBUX është vetëm demonstrim i mundësive të tij, por Mercedesi vërtetë planifikon që t’u ofrojë blerësve aplikacione të ngjashme në një të ardhme të afërt.