Google Chrome vazhdon ta mbajë vendin e parë si browseri më i popullarizuar i internetit për desktop, sipas analizës së fundit të NetMarketShare. Deri diku befasuese janë performancat e browserit Microsoft Edge.
Edhe pse gjatë shkurtit u ndje një rënie e vogël, Google Chrome e mbajti vendin e parë sipas pjesëmarrjes në treg me 66.89 për qind. Mozilla Firefox gjithashtu e pati një rënie dhe tani e mban 9.39 për qind të tregut të browserëve.
Microsoft Edge, nga ana tjetër, pati rritje në janar, dhe pastaj përsëri në shkurt, pavarësisht njoftimit se ka në plan ta largojë EdgeHTML për të kaluar në Chromium, shkruan KOHA Ditore.
Browseri burimor për Windows 10 u rrit nga 4.61% sa ishte në janar në 4.79 për qind në shkurt, ndërsa kjo ka të ngjarë të jetë rezultat i rënies së regjistruar nga browserët tjerë.
Në fund të vitit të kaluar, Microsofti njoftoi se ka në plan ta pranojë motorin kërkues Chromium për browser të vet. Microsoft Edge i ri do të duket dhe sillet si ai aktual, por kalimi në Chromium Microsoftit do t’ia mundësojë ta përdorë një koleksion të madh të ekstensioneve të cilat tashmë janë në dispozicion për Chrome.
-
5 mars 2019 15:34
-
Shpërndaje në: