Tech

Twitteri zhvillon opsionin e ri për fshehjen e përgjigjeve në tweete

Descriptive Text

Gjatë viteve të fundit, Twitteri po përpiqet shumë që ta mbajë bisedën e shëndetshme në platformën e vet, pasi që drejtori ekzekutiv i kompanisë i pranoi problemet që shërbimi i ka me gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet. Në maj të vitit të kaluar, Twitter e prezantoi veglën e re e cila i analizon llogaritë në kërkim të përmbajtjes që e shkel politikën e privatësisë, raporton Neowin.

Image

Tani sajti i popullarizuar për mikrobloging po e zhvillon një vegël të re moderimi, e cila do t’ia mundësojë personit që e publikoi tweetin origjinal që t’i fshehë përgjigjet në tweete. Puna në funksionin në fjalë u konfirmua edhe nga zyrtari i Twitterit, i cili vuri në dukje se opsioni "Hide Tweet" është vendosur në butonin "Share" në tweetin e caktuar, shkruan KOHA Ditore.

Theksohet se funksioni i është dedikuar përdoruesve që duan t’i mbrojnë bisedat e tyre. Vegla për moderimin e tweeteve do të jetë në dispozicion për përdoruesit për testim publik në muajt e ardhshëm.