Tech

Redmi Note 7 Pro vjen me kamerë 48MP dhe 128GB hapësirë ruajtëse

Descriptive Text

Siç u paralajmërua më herët, këtë javë u prezantua zyrtarisht telefoni Redmi Note 7 Pro. India është tregu i ri i popullarizuar në botë për shumë prodhues të telefonave, kështu që pas lansimit të modelit Galaxy A10, Redmi vendosi ta zyrtarizojë Note 7 Pro në Indi.

Redmi Note 7 Pro vjen me të gjitha tiparet e pritshme, të cilat ishin gjithashtu subjekt i informacioneve të zbuluara më herët, dhe kështu ofrohet çipseti Snapdragon 675, kamera kryesore 48MP, 128GB hapësirë ruajtjeje, shkruan KOHA Ditore.

Image

Çipseti i telefonit e ka një CPU tetëbërthamësh @ 2GHz, dhe çiftëzohet me GPU Adreno 612. Kamera 48MP në anën e pasme është Sony IMX586 dhe është një azhurnim në krahasim me sensorin GM1 të Samsungut, të cilin e ka modeli Redmi Note 7 dhe shumë telefona të tjerë të segmentit të mesëm. Note 7 pro vjen në dy opsione të memories dhe hapësirës për ruajtje: 4GB RAM + 64GB hapësirë për ruajtje dhe 6GB RAM + 128GB hapësirë ruajtëse, së bashku me një sllot microSD.

Ekrani ka madhësinë prej 6.3 inçësh me mbrojtje Gorilla Glass 5 (e cila është e pranishme në panelin e pasmë), ndërsa kapaciteti i baterisë është 4000mAh. Telefoni mbështet Quick Charge 4, por vjen me një mbushës të zakonshëm prej 10W në paketim.

Redmi Note 7 Pro do të jetë në dispozicion në treg nga 13 marsi në varietetet Nebula Red, Neptune Blue dhe Space Black. Disponueshmëria dhe çmimet për tregun global ende nuk janë konfirmuar.