Tech

Përdoruesit të frustruar nga përditësimet e Windows 10

Nëse jeni i frustruar nga përditësimet automatike të Windows në kompjuterin tuaj, atëherë nuk jeni të vetëm.

Një studim i ri ka zbuluar se një numër i përdoruesve të Windows 10 Home Edition kanë parë që kompjuteri i tyre është ristartuar papritur në kohën kur po kryhej procesi i përditësimit të “software”, transmeton KP.

Përdoruesit e Windows prej kohësh bëjnë ankesa kur ballafaqohen me përditësimet e reja, pasi bën që ata të humbasin shumë punë të papërfunduar në kompjuterin e tyre, ndërsa i gjithë procesi zgjat shumë në kohë.