Tech

Super-kriku e ekspozon pjesën e poshtme të automobilave

Edhe pse mekanikët profesionistë përdorin krik ngritës ose kanal për të pasur qasje në pjesën e poshtme të automobilave, riparuesit shtëpiakë zakonisht nuk kanë pajisje të tilla në garazhin e tyre. Dhe derisa përdorimi i platformës me rrota për t’u futur poshtë automjetit është një alternativë, kriku i ri "It’s a Jack" ua mundëson shfrytëzuesve t’i ngrenë anash automobilat e tyre.

Image
Çmimi i planifikuar i It’s a Jack është 1.500 dollarë (Foto: It's a Jack)

I bërë prej çelikut të veshur me pluhur, kriku e përfshin një platformë të rafinuar, në të cilën hipin rrotat e përparme të automjetit. Pasi që ato rrota janë të lidhura në mënyrë të sigurt, një çikrik manual përdoret për ta ngritur njërin skaj të kësaj platforme nga dyshemeja, duke e marrë automobilin së bashku me të.

Sipas projektuesit, automobilat që peshojnë deri në 3.5 tonelata mund të anohen deri në 80 shkallë brenda pesë minutave. Veprimi anues thuhet se nuk ushtron stres në shasi ose kushinetat e rrotave, ku një zgjatje e krikut me sa duket e pengon automobilin të rrokulliset, shkruan KOHA Ditore.

Rrotëzat në pjesën e poshtme të pajisjes e bëjnë më të lehtë lëvizjen, kur ajo nuk e ngre automobilin. Dhe për të kursyer hapësirë, pajisja mund të çmontohet.

 

Nëse jeni të interesuar, It’s a Jack është aktualisht pjesë e fushatës në Kickstarter. Me një zotim prej 1.000 dollarësh do ta blini një të tillë, kur dhe nëse arrin në prodhim. Çmimi i planifikuar i shitjes me pakicë është 1.500 dollarë.

Image
It’s a Jack mund t’i ngre anash deri në 80 shkallë automobilat që peshojnë deri në 3.5 tonelata (Foto: It’s a Jack)