Tech

Oppo ka prezantuar prototipin e telefonit të palosshëm

Descriptive Text

Telefonat e palosshëm - fleksibil – janë një trend në fillim të vitit 2019, ndërsa në garën me emrat e njohur si Samsung, Huawei dhe të tjerët, po futet edhe Oppo. Kompania kineze e ka prezantuar prototipin e pajisjes së saj fleksibile, përcjell GSMArena.

Brian Shen, nënkryetar i kompanisë Oppo, ka postuar në faqet Weibo fotografi të prototipit të pajisjes së palosshme. Ai theksoi se bëhet fjalë për një model demo, si dhe që teknologjia ende nuk sjell përmirësime të mëdha në përvojën e përdoruesit, kështu që Oppo ende nuk ka në plan ta publikojë komercialisht telefonin, shkruan KOHA Ditore

Image

.

Është e qartë se telefoni është mjaft i ngjashëm me atë që e tregoi Huawei me modelin e vet Mate X: ekrani i madh i cili paloset nga jashtë, duke i krijuar dy ekrane të ndara. Ofrohet edhe pjesa e dalur në të cilën janë të vendosura kamerat dhe logoja në sistemin vertikal.