Tech

“Echo Look” pajisja që ju ndihmon të zgjedhni çfarë të vishni

Nëse keni pasur problem që të zgjedhni veshjen tuaj ditore, atëherë këtë problem mund ta zgjidhni përmes pajisjes së re të Amazonit.

Është kjo “Echo Look”, një kamerë e re ‘selfie’ e kontrolluar nga zëri, që përmes asistentit personal të Amazonit “Alexa” ju jep këshilla rreth modës dhe ju tregon se çfarë të vishni, raporton The Guardian.

Kjo kamerë momentalisht është në dispozicion vetëm në SHBA për një çmim prej 200 dollarëve, që për ndriqim përdor katër LED, një sistem të thellë të ndjeshmërisë dhe ka një mikrofon për të marrë komandën, transmeton Koha.net.

Kamera përdor informacionin e thellësisë për të prodhuar prapavijë të turbullt “bazuar në vizion kompjuterik”, në mënyrë që të mund ta shikoni veten në mënyrë sa më të qartë. Ajo gjithashtu mund të bëjë edhe video.

Image

Amazon thotë se kjo “Echo Look” është më tepër se një kamerë, pasi sistemi i saj krahason edhe fotografitë e veshjeve të ndryshme për t’iu treguar se çfarë është më në modë aktualisht.

“Style Check mban pamjen tuaj në vijë duke përdorur algoritme të avancuara dhe këshilla nga specialistët e modës. Mund të paraqitni dy foto për një mendim të dytë, në të cilën ju tregon se në cilën dukeni më mirë, në bazë të ngjyrave, stilit dhe trendeve aktuale”, thotë Amazon.

Amazona premton që këshillat e “Echo Look” do të përmirësohet gjithnjë e më shumë, sa më shumë njerëz ta përdorin.