Zbulohen specifikat e Oppo F11 Pro Foto: YouTube

Zbulohen specifikat e Oppo F11 Pro

22 February 2019 17:17

Kompania e njohur kineze e smartfonëve, Oppo, së shpejti do të lansojë smartfonin e ri Oppo F11 Pro.

Kohëve të fundit është spekuluar dhe raportuar mbi specifikat e këtij smartfoni, ndërsa tani janë zbuluar të gjitha ato, shkruan gsmarena.

Oppo F11 Pro pritet të vijë me ekran 6.5-inç e rezolucion prej 2.340 x 1.080 pikselë, procesor MediaTek Helio P70, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4.000 mAh e cila mbështetë veçorinë VOOC Flash Charge 3.0 për mbushje të shpejtë, transmeton Koha.net.

  • Foto: GSM Arena
  • Foto: GSM Arena

F11 Pro, po ashtu, pritet të vijë me kamerë kryesore të dyfishtë prej 45 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, e cila aktivizohet përmes një mekanizmi (sikur një periskop).

Gjithashtu, F11 Pro ka këto dimensione: 161.3 x 76.1 x 8.8 mm, peshon 190 gramë, si dhe do të jetë në dispozicion me dy ngjyra: të zezë “Thunder” dhe të gjelbër “Aurora”.

Oppo F11 Pro, po ashu, pritet të lansohet këtë të shtune.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme