Tech

FCC-ja zbulon specifikat kryesore të telefonit Xiaomi Redmi 7

Modeli i ardhshëm i telefonit buxhetor Android të Xiaomit, Redmi 7, javën e kaluar u certifikua nga agjencia kineze 3C, ndërsa tani e ka kaluar verifikimin e FCC-së amerikane. Kjo sugjeron që telefoni do të zyrtarizohet së shpejti, raporton MySmartPrice.

Verifikimet e FCC-së për M1810F6LG dhe M1810F6LH tregojnë se Redmi 7 do të livrohet me mbushës 10W. Telefoni do të ketë madhësi prej 157x76mm (Redmi 6 kishte dimensione prej 147.5 x 71.5mm). Rritja e dimensioneve fizike konfirmon qartë se Redmi 7 e ka një ekran dukshëm më të madh se modeli Redmi 6, i cili e kishte një ekran IPS LCD 5.45 inçësh.

Image

Ajo që është e pazakontë është se listingu e tregon vetëm një kamerë në anën e pasme. Duke pasur parasysh se Redmi 6 e kishte një sistem 12MP + 5MP në anën e pasme, nuk pritet që Redmi 7 ta ketë vetëm një kamerë në anën e pasme, shkruan KOHA Ditore.

Përshkrimi i telefonit thotë se ai do të jetë në dispozicion në tri konfigurime memorike: 3GB RAM + 32GB, 3GB RAM + 64GB dhe 4GB RAM + 64GB hapësirë ruajtjeje. Kur flitet për opsionet e konektivitetit, Redmi 7 e mbështet Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth, GPS me A-GPS, GLONASS, 4G LTE dhe radio FM. Listingu i FCC konfirmon se telefoni do të livrohet me MIUI 10 që nga fillimi.