TCL zhvillon smartphone të palosshëm, i cili mund të përdoret si smartwatch

TCL zhvillon smartphone të palosshëm, i cili mund të përdoret si smartwatch

21 shkurt 2019 18:35

Kompania TCL, e cila merret me prodhimin e televizorëve, po hyn në tregun e smartfonëve.

TCL kineze është e njohur në të gjithë botën për prodhimin e TV-ve më të volitshme, por edhe nëpërmjet brendeve BlackBerry Mobile dhe Alcatel ajo po punon në së paku pesë pajisje me ekrane të palosshme. Mes këtyre pajisjeve janë dy tabletë, dy smartfone dhe një telefon i palosshëm mobil, i cili mund të përdoret edhe si orë e mençur.

Image

Njëri tablet e ka një ekran që paloset në brendësi, ndërsa tjetri e ka një ekran në anën e jashtme. Smartphonet gjithashtu i kanë dy variante të tilla, por palosen sipas vijës horizontale si një telefon standard i palosshëm. Smartfoni i fundit është i gjatë dhe i hollë dhe mund të paloset rreth dorës dhe të përdoret si një orë e mençur, shkruan KOHA Ditore.

 

TCL mund t’i ndryshojë planet e veta dhe madje edhe të heqë dorë nga to, kështu që nuk dihet se kur dhe nëse do të shfaqet ndonjëherë në treg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme