Tech

Facebook synon të bëhet me asistent inteligjent

Foto: Reuters

Facebook e ka seriozisht për t’iu futur garës për asistentin inteligjent.

Gjiganti i rrjeteve sociale ka shtuar përpjekjet për të krijuar çipin e tij të inteligjencës artificiale. Këtë e ka pranuar edhe zyrtari i Facebook, Yann Lecun.

Facebook shpreson që një ditë ky asistent do të arrijë të komunikojë me njerëzit dhe të ketë mundësi të diskutojnë për çdo teme, e në të njëjtën kohë edhe t’ju ndihmojë, transmeton kp. 

Facebook synon që të lë prapa Siri-n e Apple dhe Alexa-n e Amazonit me asistentin inteligjent.