Samsungu prezanton tre modele Galaxy S10 Foto: Reuters

Samsungu prezanton tre modele Galaxy S10

20 shkurt 2019 21:41

Samsung prezanton tre pajisjet e tij më të fundit, mes të cilave Galaxy S10, linja më e re e smartfonëve Premium, i shumëprituri dhe i shumëpërfoluri Galaxy Fold dhe tre aksesorët më të rinj të Samsung për një jetë sa më të balancuar dhe plot konektivitet: Ora Galaxy Watch Active, Galaxy Fit dhe kufjet Galaxy Buds Wireless.

Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje

Një dekadë që nga lansimi i të parit Galaxy S, Samsung Electronics Co. prezanton linjën e re premium të telefonave smart: Galaxy S10.

Me tre pajisje unike Galaxy S10, Galaxy S10+ dhe Galaxy S10e është projektuar për të përmbushur nevojat e veçanta të tregut të sotshëm të telefonave celularë në mënyrë që konsumatorët të mund të bëjnë më shumë nga gjërat që duan.

Çdo pajisje sjell një eksperiencë të gjeneratës tjetër në ato kategori që kanë më shumë rëndësi për konsumatorin: inovacione revolucionare në ekran, kamera dhe performancë.

Samsung Galaxy S10+

Ka ekran të lakuar Dynamic AMOLED me rezolucion 1440p+ dhe është certifikuar nga VDE. Prapa ekranit është lexuesi i parë i gjurmëve të gishtave në një telefon

Ka kamerë për selfie 10MP derisa incizon edhe video 4K, i kompletuar me ndjeshmërinë e thellësisë në saje të kamerës së dytë për selfie prej 8MP.

Kamera e prapme ka shkrepje të trefishtë me OIS të dyfishtë. Kamera kryesore ka sensor 12 MP me autofokus me piksel të dyfishtë dhe stabilizues optik, transmeton Koha.net.

Galaxy S10+ ka procesor Snapdragon 855 ose Exynos 9820, varet nga regjioni. RAM-i i tij është 8GB me hapësire standarde prej 128GB, që mund të zgjerohet me kartelë microSD deri në 512GB. Modeli premierë ka RAM 12GB dhe hapësirë të brendshme prej 1TB.

Bateria e tij është 4,100mAh që mund të mbushet me “Adaptive Fast Charge”, ose me “Fast Wireless Charging 2.0”.

Do të jetë një version special të Galaxy S10+ me qeramikë të jashtme.

Image

Samsung Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 është shumë i ngjashëm me S10+. Por, ai është më kompakt me ekran prej 6.1, por ka vetëm një kamerë për selfie, megjithatë edhe ai incizon video 4K.

Kamera e pasme është 12MP me OIS, gjithashtu ka kamerë 16MP me kënd ultra të gjerë.

Galaxy S10 vjen me RAM prej 8GB dhe 128GB ose 512GB hapësirë të brendshme. E bateria e tij është 3,400mAh.

Image

Samsung Galaxy S10e

Ky telefon është i pari nga seria “S” që vjen me ekran të sheshtë që nga Galaxy S7.

Ka ekran prej 5.8 inç me mbështetje të HDR+ dhe me rezolucion prej 1080p+.

Galaxy S10e fillon me RAM prej 6GB dhe hapësirë të brendshme prej 128GB, por gjithashtu janë edhe opsionet 8GB/256GB. Derisa bateria e tij është 3,100mAh.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme