Qualcomm teston çipsetin QM215 për telefonat Android Go

Qualcomm teston çipsetin QM215 për telefonat Android Go

20 February 2019 15:49

Si duket Qualcomm po përgatit një çipset për telefonat e thjeshtë dhe të lirë, si Android Go dhe modelet e ngjashme. Çipi është QM215 dhe ka gjasa që nuk do të jetë pjesë e linjës Snapdragon. Në treg mund të paraqitet si Qualcomm Mobile 215 Platform, përcjell GSMArena.

Pavarësisht se për cilin emërtim do të përcaktohet Qualcomm, çipseti është i lidhur me modelet Snapdragon 410 dhe 425. QM215 do ta mbajë CPU-në katërbërthamëshe (me shumë gjasa me bërthamat Cortex-A53), me takt punues prej @1.3GHz dhe GPU @ 650MHz. Nuk dihet nëse çipseti do të krijohet në procesin 28nm apo do të përdorë diçka më moderne, shkruan KOHA Ditore.

Qualcommi tashmë është duke i testuar disa dizajne referentne që i kanë nga 1GB dhe 2GB RAM LPDDR3, dhe 8GB/16GB hapësirë ruajtjeje, që është në përputhje me kërkesat e Android Go.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme