Samsung Galaxy S10e shfaqet në version me ngjyrë të verdhë

Samsung Galaxy S10e shfaqet në version me ngjyrë të verdhë

19 shkurt 2019 15:41

Është zbuluar një poster zyrtar për Samsung Galaxy S10e, i cili do të jetë më i përballueshmi nga tre modelet e ardhshme Galaxy S10, prezantimi zyrtar i të cilit është paralajmëruar për datën 20 shkurt (nesër). Ai është shfaqur në version me ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë që nuk ka detaje rreth specifikave të pajisjes, slogani “Premium për të gjithë” konfirmon se S10e do të jetë dukshëm më i lirë se pjesa tjetër e familjes nga seria S10, transmeton KosovaPress.

Samsung Galaxy S10e pritet të ketë procesor Snapdragon 855 ose Exynos 9820, dhe bateri me kapacitet prej 3.100 mAh. Ekrani do të ketë një madhësi prej 5.8-inç dhe do të jetë Super AMOLED. Galaxy S10e, po ashtu, pritet të vijë me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.

Detajet e pajisjes, së bashku me modelet Galaxy S10 dhe S10+, do të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme