Pas M10 dhe M20, së shpejti vjen edhe Galaxy M30

Pas M10 dhe M20, së shpejti vjen edhe Galaxy M30

19 shkurt 2019 15:26

Pas lansimit të Galaxy M10 dhe Galaxy M20 muajin e kaluar, Samsung është gati të prezantojë një model tjetër nga seria Galaxy M.

Kompania konfirmoi se Galaxy M30 do të mbërrijë në javën e ardhshme, më 27 shkurt, dhe do të debutojë në të njëjtin treg, ku janë prezantuar dy modelet e mëparshme të serisë M - në Indi, transmeton KosovaPress.

Samsungu nuk ka zbuluar detajet e harduerit, por tha se Galaxy M30 do të ketë një ekran Super-AMOLED Full-HD + Infinity U prej 6.4-inç.

Galaxy M30 pritet të ketë procesor Exynos 7904 SoC, 4GB / 6GB RAM memorie dhe 64GB / 128GB memorie të brendshme. Bateria do të jetë me kapacitet prej 5.000 mAh dhe kamerën kryesore do ta ketë të dyfishtë prej 13 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme