Google ka refuzuar 55% më shumë aplikacione për Android më 2018 se më 2017

Google ka refuzuar 55% më shumë aplikacione për Android më 2018 se më 2017

15 shkurt 2019 09:26

Google e azhurnon vazhdimisht politikën për developerë dhe aplikon funksione të reja në mënyrë që aplikacionet në Play Store dhe Android të ofrojnë në përgjithësi përvojë të sigurt për përdoruesit. Gjatë muajit të kaluar, kompania njoftoi se do ta fillojë largimin e aplikacioneve që kërkojnë pa nevojë leje për Call Log dhe SMS.

Tani kompania ka publikuar të dhënat statistikore për paraqitjen e aplikacioneve në vitin 2018, dhe gjithashtu ka theksuar planet për këtë vit.

Google ka theksuar se pas analizave të veta autonome, por edhe analizave të procesit që vijnë nga përdoruesit, kompania i ka refuzuar 55% më shumë aplikacione për Android në vitin 2018, se sa në vitin 2017. Përveç kësaj, pezullimet e aplikacioneve janë rritur gjithashtu me më shumë se 66%. Është thsksuar gjithashtu se Play Protect çdo ditë i ka studiuar 50 miliardë aplikacione për t’u siguruar që ato nuk janë malinje.

Kompania gjithashtu këtë vit do ta fillojë zbatimin e më shumë politikave dhe proceseve që lidhen me lejet dhe të dhënat e përdoruesve.

Megjithatë, përkundër të gjitha masave të cilat i zbaton Google, kompania thekson se subjektet qëllimkeqe vazhdojnë të përparojnë dhe zhvillohen, kështu që Google do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për t’i ndaluar ato.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme