Tech

Cooler Master i prezantoi furnizimet e reja V Gold dhe V Platinum

Descriptive Text

Kompania Cooler Master i ka prezantuar dy linja të reja të furnizimeve - V Gold dhe V Platinum. Të dy linjat mbërrijnë pesë vjet pas lansimit të V serisë origjinale, dhe e sjellin një qasje moderne dhe janë të destinuara për gjeneratën e ardhshme të krijuesve të sistemeve PC, njofton kompania Cooler Master.

Karakteristikat e serisë V Gold përfshijnë:

• Katër nivele të tensionit: 550W, 650W, 750W dhe 850W

• Certifikim 80 PLUS Gold / Cybenetics ETA-A

• Dizajn half-bridge me teknologji DC-DC

• Sistemin modular të menaxhimit të kabllove, me kabllo PCI-e 16AWG

• Ventilator 135mm FDB me RPM të ulëta me mundësi të reduktimit të zhurmës

• Garanci dhjetëvjeçare

Image

Karakteristikat e serisë V Platinum përfshijnë:

• Tre nivele të tensionit: 850W, 1000W dhe 1300W

• Certifikim 80 PLUS Platinum

• Dizajn full-bridge me teknologji DC-DC

• Sistem modular të menaxhimit të kabllove, me kabllo PCI-e 16AWG

• Ventilator 135mm Double Ball Bearing me Thermal Regulation Mode (TRM) për zhurmë të reduktuar

• Switch manual Single/Multi-Rail

• Garanci dhjetëvjeçare.

Seria e furnizimeve Cooler Master V Gold do të jetë në dispozicion në fillim të muajit mars, sipas çmimeve të sugjeruara prej 100 euro për V550 Gold, 110 euro për V650 Gold, 120 euro për V750 Gold dhe 130 euro për V850 Gold. Seria e Cooler Master V Platinum do të jetë në dispozicion në fillim të marsit, me çmime të rekomanduara prej 200 euro për V850 Platinum, 260 euro për V1000 Platinum dhe 300 euro për modelin V1300 Platinum.