Vela e palosshme mund t'u japë biçikletave shtytje të erës

Vela e palosshme mund t'u japë biçikletave shtytje të erës

14 February 2019 09:43

Edhe pse nuk ka asgjë si çiklizmi me erën që ua rrah shpinën, biçikleta dhe trupi juaj mund ta kapin vetëm një sasi të kufizuar të asaj ere. CycleWing është dizajnuar për të ndihmuar, duke vepruar si velë për biçikletën tuaj.

E zhvilluar nga inxhinieri softuerik Jorge Pando dhe inxhinieri mekanik Nathan Rose, CycleWing nuk është menduar për përdorim në rrugët e mbushura me njerëz. Kjo do të ishte e çmendur. Ideja është që çiklistët të mund ta përdorin atë derisa udhëtojnë në distanca të gjata përgjatë rrugëve të vendit, potencialisht duke ua kursyer atyre një sasi të konsiderueshme përpjekjesh.

E montuar si një raft i pasmë, vela dhe direku qëndrojnë të palosur dhe të mbuluar kur nuk janë në përdorim. Sapo që çiklistët duan të përshpejtojnë - dhe në qoftë se era vjen nga prapa - ata manualisht e ngrenë CycleWing brenda disa minutave.

Ndërkohë që pedalojnë, çiklistët i përdorin dy butona të montuara në timon për ta rrotulluar velën në të dyja anët, në mënyrë që ta kapin sa më mirë erën. Një ekran i letrës i vendosur në shufër e tregon këndin në të cilin është vendosur aktualisht vela, së bashku me jetëgjatësinë e mbetur të baterisë së motorit që e rrotullon atë.

Image
E montuar si një raft i pasmë, CycleWing qëndron e palosur dhe e mbuluar kur nuk është në përdorim

Edhe pse është ende në formë prototipi, planifikohet që produkti i përfunduar të bëhet nga materiale të lehta si fijet e karbonit, me një peshë prej më pak se 6.8 kg.

Dhe nëse jeni të interesuar, CycleWing është aktualisht subjekt i një fushate në Kickstarter. Një parapagesë prej 500 dollarësh (30 deri 40 për qind nga çmimi i shitjes me pakicë) do t'ua sigurojë një të tillë, kur dhe nëse e arrin prodhimin.

Image
Dy butona në timon mundësojnë kontrollimin e drejtimit të veles për ta kapur më mirë erën

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme