Dalin në shitje televizorët e rinj 4K dhe 8K QLED të Samsungut Foto: Neowin

Dalin në shitje televizorët e rinj 4K dhe 8K QLED të Samsungut

12 February 2019 17:59

Sot, Samsungu njoftoi se seria e re televizorëve të saj 4K dhe 8K QLED tashmë janë në dispozicion për blerje ose para-porositje përmes uebfaqes zyrtare Samsung.com duke zgjedhur shitësit në SHBA.

Seria e re e televizorëve me rezolucion 4K premton më shumë madhësi të ekranit, duke filluar nga 43 deri në 82-inç, transmeton Koha.net.

Gjatë panairit të teknologjisë CES 2019, është thënë se televizorët e rinj të Samsungut me mbështetje për veçoritë e tilla si “iTunes Movies and TV” dhe “AirPlay 2”. Kjo është hera e parë një shërbim i Applet të përfshihet në një platformë televizive që nuk është e bërë nga Apple.

Modelet 8K vijnë me procesor Quantum Processor 8K, i cili përdorë AI (Inteligjencën Artificiale) për të rritur përmbajtjen në rezolucion prej 8K, shkruan neowin. Po ashtu, Samsungu ka konfirmuar se ky procesor përdorë inteligjencën artificiale për të rritur përmbajtjen apo cilësinë e pamjes.

Gjithashtu, televizorët e rinj QLED të Samsungut vijnë me asistentët e saj virtual të integruar, si Bixby, Google Assistant dhe Amazon Alexa e cila pritet të arrijë së shpejti, kështu që do të keni mundësinë që të kontrolloni televizorin tuaj me të gjitha pajisjet tuaja, përcjell Koha.net. Kompania premton edhe mbështetje më të mirë për video-lojëra (gaming), duke përdorur veçoritë e tilla si AMD Freesync dhe Gama Motion Plus.

Modeli 8K QLED quhet Q900 dhe vjen me madhësitë nga 65 deri në 98-inç. Seria 4K përfshinë modelet Q60, Q70, Q80 dhe Q90, me madhësi duke filluar nga 43 deri në 82-inç. Po ashtu, në dispozicion është edhe seria “The Frame” i cili vjen me madhësi nga 43 deri në 65-inç.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme