Fortnite për iOS ka fituar 500 milionë dollarë në kohë rekorde

Fortnite për iOS ka fituar 500 milionë dollarë në kohë rekorde

12 February 2019 15:09

Fortnite është loja e parë që e tejkalon fitimin prej 500 milionë dollarësh brenda më pak se një viti, duke e tejkaluar mbajtësin e mëparshëm të rekordit Clash Royale me 16 për qind. Përveç kësaj, në Android gjatë periudhës së njëjtë kohore është realizuar një profit prej 100 milionë dollarësh. Mesatarisht, Fortnite në ditë ka gjeneruar 1.53 milionë dollarë në iOS dhe 0.31 milionë dollarë në platformën Android.

Megjithatë, statistika e përgjithshme është pak më e ndryshme. Apple e përfshin 30 për qind të fitimeve që i realizon aplikacioni, që është rreth 150 milionë dollarë. Nga ana tjetër, në Android Epic Games ka arritur ta anashkalojë Play Store dhe t’i mbajë të gjitha fitimet, gjë që në fund i solli 450 milionë dollarë fitime në të dyja platformat.

Lojtarët amerikanë dominojnë në statistikë dhe e përbëjnë 64% të atyre që shpenzojnë para në Fortnite në iPhone dhe pajisje të tjera iOS (rreth 320 milionë dollarë). Kompania hulumtuese Sensor Tower nuk e ka publikuar mbulueshmërinë gjeografike për Android, por sugjerohet se ajo është më pak e fokusuar në SHBA, pasi që platforma Google është më e popullarizuar në nivel global.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme